E kaluara politike e Presidentit Ilir Meta dhe ish-kryeministrit Sali Berisha përfshin edhe përballje të forta mes tyre. Kujtomë se në mars të vitit 2015 Ilir Meta tha në mes të Kuvendit se ai është detyruara të jap dorëheqjen në vitin 2011 për shkak të djalit të Sali Berishës, Shkëlzen Berishës.
Sikurse deklaronte asokohe Meta, Shkëlzen Berisha ishte në filmimet e Dritan Priftit. Meta i kujtoi në sallë Berishës, bisedën që ata kishin bërë për Shkëlzen Berishën, ku ish-kryeministri i ishte ankuar duke thënë për të birin “shiko se çfarë më ka bërë ky budallai”.
Deklarata e Karas:
“E kam dhënë dorëheqjen njëherë për Zenin, nuk është faji im që të kërcënon Dritan Prifti me video për Zenin . Ti e di mirë Doktor që Shkëlzeni ka qenë tek videoja e Priftit, ti e di shumë mirë. Ti vetë më the, shiko se çfarë më ka bërë ky budallai. Vetë më ke thënë. Vazhdo merr akoma mend nga Shkëlzeni, çfarë të bëj unë ty.”, deklaronte Meta në mars 2015.
Mirëpo ndërkohë që partia e Presidentit Meta, LSI-ja ka bërë koalicion me PD-në për zgjedhjet e 25 prillit, juristi Romeo Kara ngre një pyetje mjaft të rëndësishme.
“Pse nuk e tha kurre Likja cfare kishte bere budallai i Saliut, gje për të cilen ai pretendon se dha doreheqjen?
Tani lind pyetja tjeter: cfare ka lene pa bere budallai dhe a e ka marre parasysh Likja perseri budallain, në rast se LSI rivjen në pushtet perkrah budallait?”, shkruan Romeo Kara.