Gjatë një vizite në Berat, kreu demokrat Basha e quajti aksident qeverisjen e Shqipërisë nga Rama.
“Shqipërisë i ndodhi një aksident kur u zgjodh Rama, por kjo nuk do të jetë e ardhmja jonë. Shqipëria kërkon ndryshim. Në rrugëtimin tim nga jugu në veri, shqiptarët kërkojnë ndryshim”, tha Basha.
Edhe pse Rama potencon herë pas herë mbështetjen e qeverisjes së tij për fshatin dhe bujqësinë, për Bashën është krejt ndryshe, e thënë prej tij gjatë një takimi me fermerë.
Të gjithë shqiptarët janë braktisur këto 8 vite po askush nuk është braktisur më keq se fermeri shqiptarë”, tha Basha.