Bashkimi Evropian publikoi një deklaratë në lidhje me takimin virtual zhvilluar ndërmjet Presidentes së Komisionit të Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel me Kreun e Shtetit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Pas takimit virtual të realizuar të premten, von der Leyen dhe Michel publikuan një deklaratë të përbashkët.
Në deklaratë bëhet e ditur se në takimin e zhvilluar me Erdogan para Samitit të liderëve të BE-së që do të zhvillohet në datat 25-26 mars, u vlerësua gjendja pas samitit të njëjtë që u zhvillua më 10 dhjetor 2020 si dhe u shqyrtua çështja e Mesdheut Lindor, negociatat e Qipros dhe pika e arritur në marrëdhëniet Turqi-BE.
Në takim u theksua rëndësia e uljes së tensionit dhe përforcimi i sigurimi të besimit për një rend më pozitiv BE-Turqi. Në deklaratë bëhet e ditur se u shkëmbyen mendime në lidhje me gjendjen e sirianëve, të cilët mirëpriten në Turqi, si dhe erdhën në rend të ditës çështjet e Libisë, Sirisë dhe ato rajonale.
Në takim u shqyrtua edhe mundësia për një vizitë të Presidentes së Komisionit të Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel në Turqi pas Samitit të liderëve të BE-së.