Kandidati për deputet i PD për Tiranën, Belind Këlliçi i ftua në emisionin “Zonë e Lirë” ka ardhur me një timon dhe një tepsi.
Ai tha se me 25 Prill timoni do të jetë i qytetarëve dhe jo më i Ramës.
Deklarata e Këlliçit:
“Më 25 Prill timonin ia marrin qytetarët. Ia mori qytetarëve, ua vodhi në 2017. Ka ardhur momenti që qytetarët t’ia marrin timonin përmes kandidatit që ka për kryeministër nga opozita e bashkuar, Lulzim Bashës. Tani ka ndryshuar gjendja ekonomike e shqiptarëve, gjendja sociale e shqiptarëve. Me dy fatkeqësi që i ka rënë qytetarëve në këto 15 muaj, është e pamundur të mos ndodhi ndryshimi”, tha Belind Këlliçi.