Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shprehet se opozita do të fitojë më shumë mandate në Qarkun e Tiranës se sa Partia Socialiste.
Manjani thotë se duke u nisur nga premise e vitit 2017 që sipas tij PD “ishte në një gropë të madhe” dhe në këto zgjedhje nuk është më në atë gropë.
Sipas tij, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të marrin minimumi 20 mandate.
“Unë mendoj që në fund të ditës PD nuk del pa 18 mandate dhe LSI merr minimum 3 mandate. Unë nuk kam dalë me bo sondazhe por do të jap mendimin tim”, deklaroi Manjani.
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, ku të gjitha partitë garuan pa koalicione, PS mori në Tiranë 18 mandate, PD 11 dhe LSI 5 mandate.
Për zgjedhjet e 25 prillit, Qarkut të Tiranës nga 34 mandate që kishte në zgjedhjet e kaluara, këtë herë i janë shtuar dy mandate dhe do të ketë 36.