Ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim në Vlorë, ku ka takuar qytetar dhe pronarë biznesesh.
Basha është përballur me indinjatën e një qytetari në Vlorë, i cili tha se ishte kushëri me kryeministrin Edi Rama duke iu ankuar për të.
“O vlla të uroj shëndet, ne do fitojmë. Unë jam kushëriri i Edi Ramës, më maskarai që ka Shqipëria. Na mori pronat, më hoqi nga puna mua, familjen time, ia dha oligarkëve të tij. O Lulzim nuk të gënjen vllai. Më pruri forcat sikur isha më krimineli i Shqipërisë. Asnjë nga fisi nuk e voton më Edi Ramën. Nga të gjithë fisi i mamasë sime, asnjëri.
Nëna ime dhe nëna e tij kushërira, mua të parin ma prishi. As nuk kam vjedhur, as jam marrë me dorë, as nuk jam marrë me asgjë”, – tha qytetari.
Basha iu përgjigj se “familja e tij janë oligarkët, familja ime jeni ju”.
VIDEO: