Pasi votuan çdo ligj të Ramës dhe zëri në Parlament nuk iu dëgjua aspak, deputetët e opozitës së re tashmë janë në listat e PS. Bëhet fjalë për 7 deputetë , të cilët nëse fiton sërish Rama do marrin rrogën nga taksat tona. Kështu, në Fier garojnë për socialistët Nimet Musai dhe Robert Bitri që u futën në parlament si pjesë e LSI-së. Në vendin e 10-të të listës së PS-së për qarkun e Elbasanit garon Enver Roshi që erdhi gjithashtu nga LSI.
Një nga emrat që iu bashkua listës së PS është edhe Halit Valteri, që në paralment bënte si opozitar i thekur. Po në Tiranë, dy vende janë gjetur edhe për ish-deputetët e LSI-së Ylli Shehu dhe Edmond Rrushi. Në Korçë, nën siglën e socialistëve do të garojë edhe minoritari Vasil Sterjovski. Në Dibër kandidon për PS-në edhe ish-deputetja e LSI-së Aurora Mara.