Kosova paqedashëse e ka të drejtën e saj legjitime ta ruajë lirinë dhe pavarësinë e fituar me gjak. SHBA-të, Joe Biden dhe BE-ja duhet ta sanksionojnë Serbinë agresore gjenocidale e vrasëse. Duhet ta sanksionojnë dhe disiplinojnë Serbinë për mosrespektimin nga Serbia të sanksioneve që tashmë BE i ka vendosur ndaj Rusisë.
Ta sanksionojnë dhe disiplinojnë Serbinë për blerjen e armëve nga Rusia dhe Kina. Ta sanksionojnw dhe disiplinojnë Serbinë për bazën ushtarake serbo-ruse të vendosur në Nish. Ta sanksionojnë dhe disiplinojnë Serbinë për sjelljen dhe ndërtimin e gazsjellësit nga Rusia.
Ta sanksionojnë dhe disiplinojnë Serbinë, e cila aktualisht me ndihmën financiare Ruse dhe Kineze, po e okupon veriun e Mitrovicës duke ndërtuar koloni me shtëpi të reja e të mobiluara, ku është duke vendosur serbë, të cilët asnjëherë më parë nuk kanë banuar në Kosoovë për ta ndryshuar demografinë në favor të serbëve.
Ta sanksionojnë dhe disiplinojnë Serbinë për kërcënimet na vazhdimësi që po ia bën Kosovës tashmë shtet i pavarur e sovran të njohur ndërkombëtarisht. Ta sanksionojnë dhe disiplinojnë Serbinë për arrogancën dhe mospërfilljen që po ua bën SHBA-ve, Joe Bidenit dhe BE-së në dialogun Kosovë-Serbi për njohjen e Kosovës shtet të pavarur e sovran.
Ta sanksionojnë dhe disiplinojnë serbinë për stërzgjatjen e këtij dialogu me kushtëzimet që Serbia po i nxjerr çdo ditë lidhur me Kosovën, duke imponuar kompromisin në dialog me tezën e saj që “Kosova nuk mund të marri çdo gjë, e Serbia asgjë”.
SHBA-të, Joe Biden dhe BE-ja dhe tërë bota demokratike duhet ta sanksionojnë, ndëshkojnë dhe disipliinojnë Serbinë kriminale, e jo ta përkëdhelin, siç është vepruar tashmë 21 vite nga çlirimi dhe pavarësimi i Kosovës.
Serbia është i vetmi shtet kriminal e vrasës në botë, e cila përkundër të gjitha krimeve që i ka kryer në Kosovë tani po tallet me autoritetin e SHBA-ve, të BE-së dhe të demokracisë ndërkombëtre. Serbia me qëndrimet e saj ekspansioniste të pandryshuara edhe sot e kësaj dite, dëshmon se nuk e ka marë mësimin e merituar nga SHBA-të dhe BE-ja në vitin 1999.
Serbia agresore gjenocidale e vrasëse me demagogji të rreme po përpiqet t’i mashtrojë SHBA-të, Joe Biden-in dhe BE-në, sipas modelit “qengji i butë pine qumësht te dy nëna”, në njërën anë duke i shfrytëzuar benefitet financiare të BE-së dhe SHBA-ve, gjoja se dëshiron të bëhet anëtare e BE-së, ndërsa në anën tjetër po e forcon bashkëpunimin dhe miqësinë me Kinën e Rusinë në dëm të NATO-s dhe të Perëndimit.
NATO dhe UÇK-ja në vitin 1999 e dëbuan Serbinë agresore, gjenocidale e vrasëse nga Kosova dhe e ndërprenë gjenocidin shfarrosës të Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Serbia në agresionn gjenocidal e vrasës në Kosovë në vitet 1998/99, e bëri shkrumb e hi Kosovën duke vrarë e masakruar në mënyrë mizore më shumë se 13 mijë shqiptarë të pafajshëm, në mesin e tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënës.
Serbia kufomat e mijëra e mijëra shqiptarëve të vrarë e të masakruar në Kosovë, i transportoi dhe i varrosi në varrezat masive në Serbi, për t’i fshehur krimet.
Serbia kufomat e mijëra e mijëra shqiptarëve të vrarë e të masakruar në Kosovë, i transportoi dhe i dogji në mënyrë kanibaliste edhe në hekuranat në Serbi, për t’i fshehur krimet.
Ivica Daçiqi, aktualisht kyeparlamentar i Serbisë, në vitin 2020 kur ishte ministwr i Jashtwm i Serbisw, publikisht i kërcënoi serbët që të mos i tregojnë varrezat masive në Serbi ku janë varrosur trupat e vrarë e të masakruar të shqiptarëve në Kosovë.
Kriminelët Aleksandër Vuçiqi dhe Ivica Daçiqi kanë qenë bashkëpunëtorë të ngushtë të kriminelit Sllobodan Millosheviq, dhe si të tillë moti është dashur të jenë prapa grilave në Gjykatën e Krimeve të Luftës në Hagë.
Kriminelët Aleksadnër Vuçiqi dhe Ivica Daçiqi i dijnë me hollësi skenaret dhe planet e gjenocidit të Serbisë në Kosovë dhe kanë çka t’i tregojnë trupit hetues dhe gjykues në Gjykatën e Krimeve të Luftës në Hagë për krimet që Serbia i kreu në Kosovë.
Ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë kriminale dhunuan në mënyrë shtazarake 20 mijë femra shqiptare. Serbia rrëmbeu nga shtëpitë shqiptare në Kosovë 1650 shqiptarë të pafajshëm të të gjitha moshave e gjinive, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.
Serbia kriminale gjenocidale e vrasëse ende është duke i mohuar këto krime monstruoze në Kosovë dhe nuk po i dënon kriminelët serbë, kryerësit e këtyre krimeve.
Serbia kriminele, me gënjeshtra të sajuara, po mundohet t’i bindën SHBA-të, Joe Biden-in dhe BE-në, që përkundër tërë këtyre krimeve që i kreu në Kosovë, dialogu Kosovë-Serbi të kryhet mbi bazën e arritjes së një kompromisi që edhe Serbia të merr diçka nga Kosova.
Serbia denbabaden ka qenë e shqiptarëve dhe Serbia në Kosovë ishte vetëm okupatore dhe zaptuese e trojeve shqiptare.
Miroslav Lajçak, emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi gjatë vizitës së tij në në Prishtinë dhe në Beograd, javën e parë të muajit mars 2021, nga Aleksandër Vuçiqi, presidenti i Serbisë mori porosinë se, “Njohja e Kosovës nuk do të jetë pa kompromis. Brukseli dhe Uashingtoni duhet t’ua bëjnë të qartë shqiptarëve të Kosovës këtë qëndrim të palëkundur të Serbisë lidhur me pavarësinë e vetëshpallur të Kosovës, dhe se njohja e Kosovës nuk mund të jetë pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizin. Serbia është e gatshme për dialog , por jo me imponim të zgjidhjes, që njëra palë të merr gjithçka e tjetra asgjë, dhe përmbushje të marrëveshjeve”.
Analistët politikë të Serbisë duke folur me gjuhën e Aleksandër Vuçiqit, u shprehën se, “ Raporti i forcave në botë nuk është ai që ishte, që SHBA-të me ultimatum të kërkojnë e presin nga Serbia njohjen e Kosovës. Pozicioni i Sebisë nuk varet nga BE dhe SHBA, pasi secila marrëveshje duhet të miratohet në KS të OKB-së, ku janë Kina dhe Rusia”.
Këto janë mesazhe mospërfillëse që Serbia arrogante ua dërgon SHBA-ve, Joe Biden-it dhe Be-së, si përgjigje në përpjekjet e tyre për zgjidhjen e drejtë të çështjes së Kosovës.
Këto mesazhe Serbia ia dërgon edhe Qeverisë Albin Kurti 2 në Kosovë, që don të thotë se Qeveria e Re në Kosovë domosdoshmërisht duhet t’i tregojë Serbisë se tashmë ka kaluar koha e Hashim Thaçit, Isa Mustafës, Avdullah Hotit dhe Skender Hysenit, të cilët ishin vënë në shërbim të interesave të Serbisë.
Tani udhëheqjen e Kosovës do ta mer një garniturë e re udhëheqësish të pastër dhe të pakorruptuar, që do të dijnë t’i mbrojnë me dinjitet lirinë, pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës.
Qeveria e Re e Kosovës me në krye Albin Kurtin, do të bashkëpunojë ngushtë me SHBA-të dhe Joe Biden-in, me demokratin dhe paqedashësin e mirfilltë, i cili disponon moral dhe karakter të fortë dhe i cili din ta vlerësojë të drejtën dhe të vërtetën për Kosovën viktimë e Serbisë kriminale.