Veton Surroi: Më 14 shkurt Kosova prodhoi një revolucion zgjedhor, LVV mori mandatin e shumicës kundër kapjes së shtetit

Veton Surroi ka komentuar procesin e zgjedhjeve në Kosovë. Në një status në Facebook, Surooi shkruan se më 14 shkurt Kosova prodhoi një revolucion zgjedhor, duke përmbysur konceptin e deritanishëm të elitave politike në pushtet, shkruan InfoShqip.

Referuar fitores së Albin Kurtit, Surroi shkruan se LVV morri mandatin e paprecedent të shumicës kundër kapjes së shtetit e për avancimin e tij si shtet zhvillimor, të drejtësisë sociale e sundimit të së drejtës.

Statusi i plotë:

“Më 14 shkurt Kosova prodhoi një revolucion zgjedhor, duke përmbysur konceptin e deritanishëm të elitave politike në pushtet.

LVV morri mandatin e paprecedent të shumicës kundër kapjes së shtetit e për avancimin e tij si shtet zhvillimor, të drejtësisë sociale e sundimit të së drejtës.
LVV së bashku me partitë e tjera të spektrit politik që morën votën e qytetarit të Kosovës janë para një sfide dhe shansi për ndërtimin e një koncensusi të ri për Kosovën si shtet funksional, demokratik e anëtar i familjeve të demokracive euro-atlantike.

Ndërkohë në Kosovë vijon numërimi. Vetëvendosja kryeson, pas numërimit të 70 % të votave me 47.8 % të tyre. Vetë Kurti dhe Osmani mbajtën fjlën për mediat si fitues të këtyre zgjedhjeve, ngjarje të cilën e konsideruan moment historik”, përfundoi Surroi në postimin e tij në Facebook. /InfoShqip.com