Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Nikola Selakoviç, është i pari zyrtar serb që ka reaguar pas rezultateve paraprake të zgjedhjeve në Kosovë.
Selakoviç i ka dërguar urime Listës Serbe për mandatet e fituara në zgjedhjet e djeshme parlamentare në Kosovë.
“Çdo urim për fitoren e madhe për vëllezërit dhe motrat e dashur nga Lista Serbe. Gëzuar Ditën e Shtetit”, shkruan Selakoviç në rrjetin social Instagram. Ndërkohë kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje ka fituar shumicën e votave në zgjedhjet e djeshme, sipas rezultateve nga numërimi i shumicës së fletëvotimeve.