Tirana zyrtare duhet të mbajë qendrim konstant karshi Kosovës dhe ndaj politikës hegjemoniste e nacionaliste të politikës së (dhelprës -nënvizimi im) të Serbisë fashiste…! Tirana nuk duhet të bëjë politikë dhe ,,diplomaci,,(sic!) me Beogradin pas shpinës së Kosovës, ndonëse dihet se tash e dy shekuj (1844-1999) regjimet e Serbisë ishin grabitqare të tokave shqiptare përmes boshtit pansllavist me Moskën si ,,vëlla,, dhe të shfarosjes deri në substancë të projekteve ushtarako-policore të gjenocidit (lufta e Kosovës për liri dhe pavarësi 1998-1999).
E shihni z.Bujar Nishani se çfarë qendrimi po mban Zagrebi zyrtar dhe tërë mekanizmat e shtetit të Kroacisë karshi Serbisë dhe ndaj regjimit të Aleksandër Vuçiq, dikur pioner i kryekriminelit Sllobodan Millosheviq(sic!).
Ka vdekur koha kur komunistët serbë vinin në Shqipëri për të formuar orën ugurzezë të PKSH-së (1940-1945) dhe së kendejmi nuk na duhet projekti i ashtuquajtur,,Minishengen,, që përmes këtij mekanizimi ekonomik të tregëtisë së lirë (?) Serbia po orvatët me të gjitha forcat e veta që të bëhet faktor kyresor në Ballkan për ta pushtuar Shqipërinë dhe për ta shkelë me të dyja këmbët shtetin e Kosovës(!).
Kjo po me nxit të shprehem në këtë mënyrë për shkakun në krye të herës, ndonëse vizita e u.d të presidentës së Kosovës Vjosa Osmani dhe takimi i ftohtë me kryeministrin shqiptar Edi Rama, sikur rrëshqiti në udhën e përçarjeve politike si dhe në relacionet e hidhërimit të ,,vëllait të madh,, me ,,motrën e vogël,, nga Kosova…!
Në këto përkime të kohës dhe dabati me ish-presidentin Bujar Nishani, duhet të kujtojmë sot e këtu, se politika është art i mashtrimit!