Kryeministri Edi Rama nuk ka preferuar të japë detaje në lidhje me jetën e tij personale. Kryeministri Edi Rama nuk ka preferuar të japë detaje në lidhje me jetën e tij personale.
I ftuar në “Opinion”, në një intervistë nga zyra e kryeministrit, Rama tha se nuk ka pasur kurrë marrëdhënie të vështirë me gratë. Rama shtoi se ai ka pasur raporte që nuk kanë qëenë jetëgjata dhe se kanë mbaruar në kohën e tyre.
Sot, sipas Ramës, bashkëshortja që ka aktualisht, Linda, ia ka bërë më të largët atë kohë.
“Fillimisht…dua ta them sërish, jam me fat që jam burri i Lindës dhe kam Lindën në krah prej 10 vjetësh, gjë që ma ka bërë shumë të largët kohën e mëparshme. Unë mendoj që në jetën e njerëzve, pjesa personale, private, është shumë individuale, e veçantë për secilin dhe është e vështirë që nga larg ta gjykosh. Nuk është e mundur. Unë nuk kam dash asnjëherë të jem njeriu që jap mend. Në jetën private të gjithë janë të lirë të bëjnë atë që mendojnë. Moscenimi i lirisë është jeta e secilit. Për hir të së vërtetës kam patur thjesht raporte që në një moment të caktuar nuk kanë funksionuar dhe janë ndërprerë në mënyrë civile. Nuk ka pasur kurrë marrëdhënie të vështira me gratë,”- tha Rama.