Luks nga koka tek këmbët, zbulohet ku i blen veshjet e shtrenjta Saimiri i “Love Story” (FOTO)

Saimir Kasemi është bërë shumë i njohur si princi modern i formatit të dashurisë “Love Story”, ku është në kërkim të partneres ideale për të. Por nga ana tjetër ai ka rënë në sy për paraqitjen e jashtme dhe stilin shumë shik në të veshur.

Në një nga daljet e tij të fundit në ekran, Saimiri kishte harxhuar 5,070 euro vetëm për një xhaketë të kuqe me kuadrata, 6,500 euro për këpucët dhe 2800 euro për rripin.

Por ku i blen Saimiri këto veshje që e bëjnë të duket kaq elegant?

Princi modern është fotografuar teksa bënte shopping në “Monopol”, showroom-in e veshjeve të brandeve të luksit botëror, që ndodhet në zemër të Bllokut.

Saimiri shihet teksa provon një kostum ngjyrë blu të errët, me të cilin ndoshta do e shohim në puntatën e rradhës. Kjo mbetet për t’u parë, por rëndësi ka që e zbuluam ku i blen veshjet e shtrenjta!

FOTO: