Ka qenë një puntatë e ngarkuar kjo e “PërPuthen” për Anën, pas transmetimit të takimit mes Fationit dhe Melisës.
Ana e tregoi qartë xhelozinë e mbase dhe zhgënjimin nga Fationi, ndërsa kishte përgatitur edhe “një roman të tërë”, siç e cilësoi ajo, për t’ja thënë Fationit.
E ndërsa lexoi vetëm rreshtat e parë, drejtuesja e emisionit, Bora Zemani, i tha se nuk ka kohë për një diskutim të gjatë, duke i premtuar se do të kishte kohë të diskutonte me Fationin të hënën.
Por Ana u ngrit duke thënë “deri të hënën flasim”, ndërsa goditi me shuplakë Fationin dhe u largua. Nuk dihet ende nëse ajo ka marrë vendimin për t’u larguar edhe nga emisioni.
Menjëherë pas këtij veprimi Fationi u shfaq i revoltuar.
“Ajo me kë s’ka dalë, me kë s’ka qenë afër në fytyrë, duke u puthur dhe më bën mua kështu”, u shpreh ai.