Shqipja rikthehet në “Përputhen”, por njofton më pas vendimin e papritur

Pak ditë më parë konkurrentja e “Përputhen”, Shqipe Hysenaj u përjashtua nga produksioni për shkak të sjelljes së saj të papërshtatshme.

Pas këtij vendimi Shqipja është kthyer në vëmendje të mediave e rrjeteve sociale.

Moderatorja e programit, Bora Zemani bëri të ditur se produksioni i ka kërkuar Shqipes të kërkojë falje publike. Ndërkohë fansat e ish-konkurrentes kërkojnë me ngulm rikthimin e saj në emision.

Vetë Shqipja reagoi për këtë përjashtim me një postim në Instastory ku kërcënonte se me drejtësinë e saj do fundosë shumë veta.

Ndërsa sot ajo në një postim në Instastory ngre pyetjen: “Thua do vij a s’do vij?”, duke i bërë kuriozë fansat.

Nga ajo që kuptohet, është se Shqipja do jetë prezente në emision, për puntatën e njoftuar nga produksioni – puntatë speciale.

Shqipja ka postuar një foto me Andin dhe gazetaren Erjona Rusi, ç’ka do të thotë se një nga puntatat e kësaj jave i dedikohet “Tetorit rozë”.

Megjithatë, për vijimësinë e saj, duket se vetë Shqipja “nuk e ka me qejf”, shkruan meganews.al.

Vetëm pak më vonë, ajo ka bërë një tjetër postim ku shprehet se e ka marrë vendimin për të mos u kthyer më pas.

“Nuk kthehem pas”-shkruan ish-konkurrentja në foton e realizuar gjatë puntatave të kaluara të “Përputhen”.