Erdogan, thirrje turqve: Mos blini mallra franceze

Turqia e ka kaluar në një nivel ekonomik përplasjen me Francën pas tensioneve në Mesdhe si edhe deklaratave të fundit të presidentit Macron në lidhje me Islamin.

Erdogan i bëri thirrje turqve që të mos konsumojnë mallra franceze duke e cilësuar këtë një përgjigje ndaj armiqësisë së Francës ndaj myslimanëve dhe Turqisë, raporton abcnews.al.

“Ashtu siç ata bëjnë thirrje kundër mallrave tanë, unë i kërkoj popullit tim që të mos blejnë asgjë franceze”, tha Erdogan.

Më herët, ishin vendet arabe ato që vendosën të bojkotonin mallrat franceze pas vendimit të Macron për të shfaqur karikaturat e Profetit Muhamed në muret e godinave qeveritare në Paris.