Indeksi i pasaportave publikoi të dhënat për pasaportat më të fuqishme në botë, me të cilat mund lirshëm të udhëtohet pa kërkuar viza apo mund të merret vizë menjëherë sapo të hynë në vend të huaj.
Sipas indeksit, Maqedonia e Veriut ndodhet e 16-ta në botë dhe është para Shqipërisë, Malit të Zi, por edhe par aSHBA-ve të cilët për shkak të coronavirusit ndodhen në vendin e 21-të.
Me pasaportën e Maqedonisë së Veriut pa viza mund të shkohet në 62 vende, ndërsa para Maqedonisë nga vendet e rajonit është Kroacia e 8-ta dhe Serbia e cila radhitet në vendin e 14-të.
Zelanda e Re ndodhet në vendin e parë. Shtetasit e Zelandës së Re mund të udhëtojnë në 129 vende ndërsa Japonia që gjatë vitit të kaluar ishte në vendin e parë, ndodhet në vendin e dytë dhe e ndan vendin e dytë bashkërisht me Gjermaninë, Austrinë, Zvicrën, Luksenburgun, Irlandën, Korenë e Jugut dhe Australinë. Qytetarët e këtyre shteteve mund të udhëtojnë në 128 vende.
Në vendin e tretë ndodhen Franca, Spanja, Italia, Suedia, Finlanda dhe Belgjika qytetarët e të cilëve mund të udhëtojnë pa viza në 127 vende të botës.