Çfarë po ndodh? Londra ‘pushtohet’ nga flamujt kuq e zi (VIDEO)

Shqiptarët që jetojnë në Angli janë mbledhur për të marshuar në Westminster Bridge në Londër me flamujt kuq e zi në duar.

Ata kanë marshuar në mënyrë paqësore për të kërkuar të drejtat e tyre, të të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë, për votën e Diasporës dhe për Reformën në Drejtësi.

Të rinj, të moshuar e fëmijë, vetëm kanë marshuar me flamujt shqiptarë në duar duke e shoqëruar gjithë atosferën me Himnin e Flamurit.

“Koha është e Patriotëve” është faqja që ka lajmëruar këtë marish të tyre të orë 16:00 para disa ditëve, ndërsa kanë marrë mesazhe dhe përkrahje nga shumë shqiptarë nga vendi dhe Diaspora.

Por jo vetëm shqiptarët i kanë mbështetur, pasi edhe qytetarët anglezë kanë shfaqur interesin e tyre.

Ata kanë shkruar në faqen e tyre se “Pishtari I zgjimit të madh po ndizet ai do të rendi si maratonomak kudo ku ka Shqiptare..Ky është vetëm fillimi. Koha është e Patriotëve”.

Video: