Shpërthen ventilatori në spitalin COVID, tmerrohen pacientët (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në një spital Covid në Vadodara, Indi. Një zjarr i madh ka shpërthyer, teksa flakët kanë mbuluar pavionin ku po kuroheshin pacientët me koronavirus. Shkak i shpërthimit të zjarrit është bërë një ventilator.Momenti është kapur nga kamerat e brendshme të spitalit, ku shihen fillimisht 4 mjekë përreth një pacienti të infektuar.

Burri është duke u ndihmuar nga stafi ndërkohë tymi fillon të dalë nga makineria. Mjekët nxitojnë të evakuojnë pacientët pasi e kuptojnë që diçka nuk shkon siç duhet me ventilatorët e spitalit. Brenda disa sekondash flakët e zjarrit shpërthejnë duke ngjallur frikë dhe panik për stafin dhe pacientët e spitalit Covid.

Video: