Shqiptarja rrëmben vëmendjen në Festivalin e Filmit në Venecia (VIDEO)

Pavarësisht vështirësive të këtij viti, Venecia ia doli të priste yjet për Festivalin e 77 Ndërkombëtar të Filmit. Eventi nisi në 2 shtator në Itali. Tapeti i kuq këtë vit kishte shumë maska, termometër, dezinfektant, por dhe veshje që shkëlqenin.

Aurela Hoxha shkëlqen në Festivalin e Filmit në Venecia!

Mes Tilda Sëinton, Cate Blanchett, Elodi, ajo që s’i shpëtoi vëmendjes ishte Aurela Hoxha!

E veshur me një fustan të zë gjer në fund të këmbëve, krijim i Valdrin Sahitit, Aurela shkëlqeu në tapetin e kuq të Festivalit të Venecias. Fustani që ia nxirrte edhe më në pah linjat perfekte Aurelës, kombinohej mrekullisht me flokët bjond dhe grimin natyral të saj.

Hoxha zgjodhi një look sa të thjeshtë aq edhe elegantë, nga ato që zakonisht nuk harrohen lehtë nëpër evente të tilla.

Nuk e dimë ende për Aurela ishte e pranishme në një festival filmi, për aq kohë sa nuk jemi në dijeni për përfshirjen e saj në botën e kinemasë.

 

View this post on Instagram

 

On the red carpet this night in Venice 🎬

A post shared by AURELA HOXHA (@hoxha_aurela) on