Kryetari i koalicionit “E zeza në të bardhë”, Dritan Abazoviq, ka thënë se synimi i tyre është një qeveri e përbërë nga ekspertë, ku do të përfaqësohen nga njerëz profesionistë e dinjitozë.
Në një intervistë ai foli edhe për faktin se në Mal të Zi e quajnë “çetnik shqiptar”.
Abazoviq ka thënë se ndihet mirë si kur e sulmojnë, ashtu edhe kur e vlerësojnë.
“Ndihem gjithmonë mirë, si kur më vlerësojnë, ashtu edhe kur më sulmojnë. “Cetniku Shqiptar” është bërë sinonim i luftës kundër korrupsionit dhe unë jam i lumtur që shumë njerëz Malazezë dhe Serbë tani kanë filluar të thonë: “Unë jam një Çetnik Shqiptar.” Nëse Cetniku Shqiptar është sinonim i ndryshimit, le të mbetet pjesë e kësaj fushate”, u shpreh ai.