Pas deklaratave të presidentit Donald Trump, i cili e quajti Gjermaninë “kriminele të mbrojtjes’ njoftohet nga Pentagoni se Trump i tërheq 12.000 trupa nga Gjermania.
Zyrtarisht bëhet me dije se do të largohen 12 mijë amerikanë që gjenden në Gjermani, si përgjigje për atë që presidenti quan ‘mosangazhim i Berlinit në kuotën financiare të NATO-s’.
Deri më tani destinacioni mbetej i kufizuar në hipoteza, por tashmë dihet që një pjesë e mirë do shkojë në Itali.
Por përforcime mund të kenë edhe vende lindore si Polonia dhe vendet baltike, që shpesh herë i kanë kërkuar Pentagonit ndihmë për të përballur provokimet e shpeshta ruse në hapësirën ajrore.
Prania e ushtarëve amerikanë në Gjermani do të bjerë në këtë mënyrë nga 36 mijë në 24 mijë, si pasojë e mosarritjes së Berlinit të kuotës së 2% të GDP-së për shpenzimet ushtarake.
“Shpenzojmë shumë para në Gjermani, ata përfitojnë nga ne në tregti dhe në ushtri, prandaj vendosëm të reduktojmë forcat tona aty”, ka deklaruar më herët presidenti Trump.