Debat i madh mes serbëve të cilët kanë akuzuar dhe fyer rëndë në “Twitter” pas postimi të një fotografie, ku Princi Pavle i Jugosllavisë shihet me veshje kombëtare shqiptare, ndërsa u tha se edhe familja e tij ka prejardhje shqiptare nga fisi Kelmend që vjen nga Shqipëria e veriut.
Ishte njohësi i çështjeve politike nga Mali i Zi, Ljubomir Filipovic ai që i ‘ngriti në këmbë’ serbët me fyerje e kërcënime, pasi publikoi një foto të Princit Pavle Karadjordjevic me veshje tradicionale shqiptare, çka ngjalli shumë komente e debate nga serbet, të cilët edhe e kërcënuan malazezin, njëri ndër ta ishte edhe deputeti serb Konstantin Samofalo.
Filipovic shkroi së një nga teoritë thotë se origjina e familjes së Princi Pavle Karadjordjevic është nga fisi Kelmend i veriu të Shqipërisë, çka irritoi tej mase serbët, shkruan Gazeta Metro.
“Princi jugosllav Pavle Karađorđević në kostumin kombëtar shqiptar. Një nga teoritë e origjinës së familjes mbretërore Karađorđević thotë se ata kanë preardhje nga fisi Kelmend i veriut të Shqipërisë”, shkroi Ljubomir Filipovic mbi foton e shpërndarë në Twitter.
Pas kundërshtimeve në Twitter nga disa serbë, autori shkroi: “Kaq e vështirë është të pranohen shqiptarët si qenie njerëzore të barabarta?”.
Ai më pas ka publikuar emra të shumë personave të shumë personave të cilët janë edhe fytyra publike në Serbi, siç është deputeti Konstantin Samofalo, që e kanë kërcënuar e fyer rëndë.
“Synimi im i tweet-it ishte të tregonte se sa të ngjashëm jemi, në Ballkan kemi shumë më tepër të përbashkëta nga sa mendojmë zakonisht. Ajo që kam pranuar është një sulm shovinist dhe fyerje nga njerëz si deputeti serb Konstantin Samofalov. A është kaq e vështirë të pranosh shqiptarët si qenie njerëzore të barabarta?”, ka shkruar ai.