“O nëne vdiqa”: Pamje të rënda brenda spitalit Infektiv, pacientët dëgjohen duke rënkuar

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar një video me pamje nga ambientet e brendshme të spitalit Infektiv ku po trajtohen pacientët me Covid-19.

Pamjet janë të rënda. Pacientë që dëgjohen duke rënkuar, zhurma drithëruese e aparaturave, gra e burra në terapi intensive.

Bashkangjitur videos, ministrja Ogerta Manastirliu, ka bërë edhe një apel.

“Lutemi vendoseni maskën. Mos rrezikoni jetën tuaj dhe të njerëzve tuaj më të dashur!”

Këto pamje vijnë si një apel për ndërgjegjësimin e të gjithë qytetarëve për të respektuar masat parandaluese ndaj koronavirusit, teksa ditët e fundit ka pasur shtim të rasteve të infektuarve, shtrimeve në spital si dhe numrit të viktimave.

Video: