Mjeku Pëllumb Pipero ka komentuar situatën e epidemisë në vendin tonë, ku sipas tij situata ka dalë jashtë pritshmërive.
“Normaliteti i ri do jetë maskë. Pandemia mund të zgjasë dhe për dy apo tre vite të tjera”, kështu tha mjeku Pëllumb Pipero në studion e Hipokratit duke i dhënë përgjigje një pyetje nga publiku.
Ndërsa për shtimin e rasteve mjeku Pipero tha:
“Pas relaksimit të masave e dinim që do kishte rritje të rasteve, por është përtej pritshëmërive tona, por nuk menduam që do ishim të pakujdesshëm kaq sa jemi”.