Doktori i Shkencave Ilir Pecnikaj ka bërë një denoncim të fortë, ku tha se në marketet në Shqipëri shiten dizinfektantë që janë toksikë, e madje në rast se përdoren në një përqendrim të lartë mund të sjellin dhe vdekjen e njerëzve.
“Të gjithë njerëzit kanë një mani që të blejnë dizinfektant, në disa prej markatave shitet një produkt i ndaluar që është metanoli, që ka një toksitet shumë të lartë, me një përqindje rreth 15 ml mund të çojë në verbimin e personit, dhe në një përqindje më të madhe, nga 50-80 ml mund të çojë në vdekjen e tij.
Në të gjithë Europën është ndaluar, ndërsa në vendin tonë ai përdoret si dizinfektant. Nëse një njeri mund të dizinfektojë duart disa herë në ditë, atëherë ajo mund të përthithet nga organizmi dhe të shkaktojë dëme të mëdha në organizëm. Kjo ka emrin dhe dallohet që është lëndë toksike, ndërkohë për shumicën e dizinfektantëve shënohet që janë vetë alkool. Ku është AKU-ja në këtë mes?! Shitet lehtësisht në markete”, ishte shqetësimi i ngritur nga Pecnikaj në Fax News.