Gazetarja, Sonila Meço ka komentuar kërkesën e kryeministrit Edi Rama, për t’u takuar me Ilir Metën dhe Lulzim Bashën për ndryshimet kushtetuese.
“Pra Kryeministri është i gatshëm të ulet me Presidentin dhe Liderin e Opozitës për t’i shpjeguar dobinë e ndryshimeve kushtetuese për Shqipërinë.
Pa i hyrë fare përmbajtjes së ndryshimeve në analizë, një përfundim mbi këtë kërkesë e arrij:
Të bësh ndryshime kushtetuese në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, çfarë dobie ka për shoqërinë e Shqipërinë?
T’ja shpjegosh kreut të shtetit këto ndryshime, njeriut, që ende kërcënon me shkarkim edhe pse Komisioni i Venecias nuk i gjeti shkelje kushtetuese? Njeriut, që u provua po nga ky Komision se i është prekur e drejta në rolin e tij për ndërtimin e Gjykatës Kushtetuese?
Dhe mbi të gjitha, ndryshimet kushtetuese, që prekin zgjedhjet, pa Gjykatë Kushtetuese këtë pret t’ja mbështesë Europa? Vetbesim mistik”, shkruan Meço.