Ziadin Sela fitoi 12 deputetë bashkë me partinë në pushtet Alternativën por i humbi edhe kësaj rradhe zgjedhjet Parlamentare në Maqedoninë e Veriut.
Janë disa cikle zgjedhore që kreu i LR PDSH-së së dikurshme dhe tani i ASH-së, Ziadin Sela po i humb në mënyrë serike përfshirë edhe zgjedhjet e kaluara Parlamentare, ato Lokale dhe Presidenciale kur përkrahën një kandidat të pavarur si Blerim Reka.
Por tashmë karrikja e tij për të qenë në kreun e ASH-së ka filluar të lëkundet. ”Epiqendra“ e këtyre lëkundjeve për Selën vjen pikërisht nga zona e tij të cilët kanë shprehur pakënaqësi të mëdha shkaku se ai jo vetëm që humbi zgjedhjet por akoma më keq ai ka humbur madje edhe në zonën e tij elektorale.
Informacionet flasin se strukturat lokale të ASH në Strugë po vlojnë dhe kërkojnë llogari nga kreu i partisë së tij.
Të përkujtojmë se kjo është humbja e 6 e Selës nga Ahmeti, ndërsa strukturat partiake sidomos në Strugë kanë filluar ti japin epitetin se ai nuk dallon fare nga Menduh Thaci. Sela u largua nga PDSH për disa parime ndërsa tani ai është bërë vetë pjesë e zaptimit të kreut të partisë që nuk jep llogari as në humbje.