Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj duke thënë se koronavirusi nuk do të infektojë asnjëherë 100% të popullsisë, ka apeluar fort për mbajtjen e maskes, madje vendosjen e saj te detyrueshme.
Në një interviste ne “News 24”, Brataj theksoi se “Nga testet serologjike përqindja është 5.6 përqind. Edhe vendet që nuk janë hapur nuk kalojnë 10 përqind” tha ai.
“Është maska ajo që mund të na mbrojë në këto momente. Ai pohoi se po punohet për të gjetur një vaksinë dhe virusi do ta ketë një fund, nuk është pa mbarim’.
Sipas tij, po të zbatohen këto masa që themi për 3 javë do kemi rënie deri në 60% të infektimeve.
“Në këtë moment kemi më shumë të infektuar të rinj. Mosrespektimi i masave në këto mosha është në maksimum. Më shqetëson kjo gje, sepse këtë transmetim po e çojnë në familje, tek me te moshuarit. Në fund të korrikut dhe gushtit do të na paraqiten prindërit dhe gjyshërit e tyre, do të jetë me shumë rrezik”, tha Brataj, duke apeluar për mbajtjen strikt të protokolleve, maska kudo, distancë dhe higjienë.