Ardian Hoxha ish-drejtor i ISHP-së, shprehet kundër mbylljes së vendit në fundjavë, siç deklaroi dje në mbrëmje shefja e ISHP Silva Bino si mënyrë për të ulur numrin e të prekurve me Covid-19.
Ai tha se nuk është për aplikimin e izolimit në fundjave duke propozuar gjetjen e mundësive alternativë, ndërkohë që masat izoluese sipas tij do ti jepnin një goditje të parikuperueshme ekonomisë së vendit.
Hoxha tha se vaksina është çështje muajsh, dhe se kësaj situate shumë shpejt do t’i jepet zgjidhje dhe do t’i vijë fundit.
“Nëse kjo rritje do jetë kaq e shpejtë, të sëmurët dhe numri i vdekjeve, padyshim që masat do të jenë të nevojshme. Nuk mendon se ia vlen mbyllja e fundjavave, pasi nuk mendoj se do ndryshojë diçka në këtë proces. Nuk është kjo zgjidhja e situatës, mendoj se ka taktika të tjera që duhen gjetur. Pasojat ekonomike do të kenë pasoja të jashtëzakonshme. Ndërprerja e aktivitetit ekonomik sikurse ka nisur do të ishte pasojë shumë e rëndë për ekonominë. Jemi në fazat kur mund të marrim masa organizative.
Ne jemi në një fazë që edhe pse ne nuk i kemi mbyllur kufijtë, i kanë mbyllur të tjerët. Maqedonia e Kosova janë të ngjashme me ne, ka më shumë raste, ka edhe më shumë të shtruar dhe të vdekur se sa ne. Në ketë fazë ku jemi mendoj se duhet të kemi vigjilencë, nëse duhet të merret si masë mbyllja e kufijve, do të bëhet.
Vera krijon lehtësisra sa i përket lehtësisë së tij, por stina e vjeshtës krijon premisa në kahja të kundërt. Të dhënat tregojnë se virusi ka ndryshuar mutacione, duke kapur edhe moshat e reja, por mendoj se është në natyrën e tij si një përshtatje nëse mund të themi për tu shtrirë edhe më tej. Janë në faza të avancuara disa kompani të mëdha, 7 prej tyre për të siguruar një vaksinë dhe mendoj se është çështje muajsh. Sot që flasim janë mbi 10 milionë të prekur, rreth 200 milionë të vdekur, dhjetra mijëra të tjerë po infektohen në mënyrë të shpejtë, në Brazil dhe Amerikë po përhapet me shpejtësi dhe natyrisht jemi në kushte të vështira. Duhet të jemi të kujdesshëm të ndërgjegjësojmë gjithë atë pjesë të popullatës që nuk besojnë tek virusi.
Në plazhe i kam frekuentuar edhe vetë gjatë kësaj kohe, dhe mund të themi se ofruesit e shërbimeve kanë krijuar kushtet e kërkuara. Uji padyshim nuk ka ndonjë problem, është i kripur dhe nuk favorizon përhapjen e virusit. Janë kafenetë, hotelet dhe restorantet që duhet të plotësojnë padyshim protokollet e sigurisë”, – tha Hoxha për Fax News.