Laureati turk i Nobelit Orhan Pamuk tha se ai ishte “i zhgënjyer nga ndryshimi në statusin e Hagia Sophia”. “Turqit janë krenarë që janë shekularë. Kjo do ta heq këtë krenari nga kombi,” i tha shkrimtari Radio BBC.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e shpalli Hagia Sophia-n të hapur për adhurim musliman të premten, pasi një gjykatë vendosi që shndërrimi i kishës dikur bizantine në një muze në 1934, ishte i paligjshëm.
“Vendimi i qeverisë së vitit 1934 që i dha fund qëllimit të saj si xhami dhe e përkufizoi atë si një muze, nuk ishte në përputhje me ligjin,” theksoi gjykata, duke iu referuar një dekreti të nënshkruar nga Ataturk.
Ky reagim i Orhan Pamuk është i pritshëm, për faktin se ai përfaqëson rrymën laike në qëndrimet e tij publike.