Rritja e temperaturave ka bërë që Fundjava në pikën doganore të Morinës të ketë një fluks të madh automjetesh nga Kosova që hyjnë në Shqipëri dhe më pas për t’iu drejtuar bregdetit.
Bregdeti shqiptar është shumë i preferuar prej shtetasve kosovarë të cilët e vizitojnë çdo vit.
Mëngjesin e sotëm janë krijuar radhë të gjata automjetesh, ku nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 07:00 kanë hyrë rreth 8 mijë shtetas nga Kosova drejt Shqipërisë.
Një fluks i tillë ka bërë që pika doganore e Morinës të punojë me 6 sportele për të përballuar fluksin e automjeteve dhe për të shmangur rradhët e gjata e pritjen.
Përveç makinave personale, vihet re edhe një numër i lartë i autobusëve, të cilët respektojnë kushtet dhe masat anti-covid.
Edhe pse ka patur rritje të rasteve me koronavurys në Shqipëri kjo nuk ka penguar aspak shqiptarët e Kosovës të udhëtojnë drejt vendit tonë.