Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka bëtë të ditur se autoritetet polake kanë vendosur për lejimin e fluturimeve ndërkombëtare me një sërë shtetesh, përfshirë Shqipërinë, duke nisur nga data 1 korrik 2020.
Sidoqoftë, duhet theksuar se mundësia për të hyrë në territorin e Polonisë është për shtetasit polakë, si dhe të huajt që:
janë martuar me shtetas polakë, fëmijë të shtetasve polakë dhe persona nën kujdesin e shtetasve polakë;
janë mbajtës të Kartës Polake;
pjesë e misioneve diplomatike;
kanë leje qëndrimi të përkohshme ose përhershme në Poloni;
kanë të drejtë për të punuar në Poloni, përfshirë punëtorët ndërkufitarë;
drejtojnë një automjet të përdorur për transport të mallrave.
kryejnë transport ndërkombëtar rrugor ose transport të kombinuar, që kalojnë nëpër territorin e Polonisë a) me
qëllim të marrjes së një periudhe pushimi, b) pasi të kalojnë një periudhë pushimi jashtë vendit ose pushim nga
kryerja e punës;
janë nxënës të shkollës dhe studentë që studiojnë në Poloni;
janë rezidentë në një nga vendet anëtare të BE-së, të EEA-së dhe Zvicrës (apo bashkëshortë dhe fëmijë të tyre),
dhe për qëllime tranziti nevojtet të kalojnë në territorin e Republikës së Polonisë drejt vendit të qëndrimit.
Ndërkohë sa i përket regjimit në fuqi për qytetarët shqiptarë, aktualisht Qeveria polake po punon për rregullore
të reja për zgjerimin e kategorive të personave që mund të hyjnë në Poloni nga Shqipëria.