Bashkimi Europian ka vendosur të hapë kufijtë për Serbinë e Malin e Zi, por jo për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë Hercegovinën e Kosovën, me justikimin e rritjes së infektimeve nga koronavirusi në këto vende.
BBC thotë se ky në fakt është një vendim politik e ekonomik, pasi Serbia realisht, ka numrin më të lartë të të infektuarve në Ballkan.
Edhe kryeministri Edi Rama, gjatë deklaratës së tij nga Kosova, tha se ky është një vendim politik dhe nuk ka lidhje fare me pandeminë.
“Dje komunikoja me Brukselin për listën e vendeve që do të hyjnë në këto rrugët e hapura në dy javët e para për koronavirusin.
Diskutimi në Bruksel, kishte shtete europiane që thoshin nuk duam të dimë fare as për shifra dhe lista, askush, nuk duam të na vijnë nga Ballkani, Turqia, bota, njerëz të infektuar.
Kjo është politikë”, tha kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kosovë.