Me anë të një njoftimi zyrtar Tirana Internacional Airport ka bërë me dije se shqiptarët nuk do mund të udhëtojnë në Evropë nga 1 korriku.
Tirana International Airport shkruan:
“Situata shëndetësore në Shqipëri, duket se nuk i ka bindur zyrtarët e Bashkimit Europian që të hapin dyert për shqiptarët. Ndaj, pas takimit të mbrëmshëm të diplomatëve të EU, Shqipëria është lënë jashtë listës së shteteve, që mundëson qytetarët të mund të hyjnë lirisht në vendet e Bashkimit Europian. Sonte pritet të zyrtarizohet lista.
Pavarësisht se kishte shumë shpresë për datën 1 korrik, të gjithë shqiptarët, të pajisur me pasaportë të rregullt, nuk do të munden të lëvizin lirisht drejt destinacioneve Shengen. Pas 2 javësh, kjo listë do të rishikohet, ndaj të jemi të kujdesshëm, të mbajmë distancimin fizik dhe higjenën.
Mbeten në fuqi rregullat për ata që kanë pasaportë EU dhe lejeqëndrimi në shtetet e EU, për lëvizjen e lirë.
Shëndet e shpresë.
Tirana International Airport” – shkruhet në njoftimin e airportit.