Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se do të japë dorëheqje nga pozita e tij në momentin që aktakuza nga Gjykata Speciale do të konfirmohet.
Javën që shkoi u publikua propozim aktakuza nga Prokurori i Specializuar ndaj Thaçit dhe kreut të PDK’së, Kadri Veseli. Thaçi sot në një video mesazh tha se nëse konfirmohet kjo aktakuzë atëherë ai do të japë dorëheqje nga pozita e tij.
’Nëse aktakuza konfirmohet, unë menjëherë do të jap dorëheqje si President i juaji dhe do të përballem me akuzat’’, tha ai.
“Të gjithë e duam atdheun tonë Kosovën. Por politika i ka edhe këto. Është e mundishme për mua që të kujtoj ata që dhanë jetën për lirinë. Të tjerë që i takova gjatë rrugës prej kur isha një djalë i vogël e idealist, e deri më sot kur jam me flokë të thinjura. Kujtoj të gjithë familjen prej të vjetërve e deri tek djali Endriti.”
“E kemi ditur që të gjithë në që ishim në UÇK do të paguanim një cmim për lirinë e vendit tonë”, tha ndër të tjera Thaci.