Analisti Valon Syla ka thënë se presidenti Thaçi që disa vite akuzohet se e ka krijuar Gjykatën Speciale për të shpëtuar vetë, duke i çuar shokët t tij të luftës aty.
Po ashtu, ai është akuzuar se do ta pranonte çfarëdo marrëveshje me Serbinë vetëm që të shpëtonte nga Specialja. Por, sipas tij, aktakuza e Zyrës së Prokurorit të Specializuar i ka demantuar këto pretendime të poshtra të kundërshtarëve të tij politikë.
“Gërnaçat që disa vjet e kanë akuzuar Presidentin Hashim Thaçin se e ka krijuar Gjykatën Speciale për t’i çuar shokët e luftës dhe për të shpëtuar vetë. Nga frika e kësaj gjykate, atë e akuzonin se do të pranonte çfarëdo marrëveshje me Serbinë.
Të dyja këto pretendime të poshtra i hodhi poshtë aktakuza e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Hashim Thaçi është i gatshëm të shkojë vetë për të mos i dërguar shokët e luftës.
Hashim Thaçi nuk pranon marrëveshje të dëmshme për Kosovën edhe nëse i duhet ta sakrifikojë të ardhmen e tij politike. Mos e keni këtë gajle”, ka shkruar Syla.