Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë Gent Cakaj pati një takim në Shtëpinë e Bardhë në Uashington me Richard Grenell, emisarin e SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi. Përmes një postimi në Facebook, Cakaj shkruan se në fokus të bisedimeve me Grenell ishte rëndësia për një marrëveshje të qëndrueshme mes Kosovës e Serbisë, si dhe nxites së zhvillimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor.
Cakaj nënvizoi faktin se nuk ka një marrëveshje të fshehtë për ndarjen e Kosovës.
Postimi i plotë:
”Sot në Shtëpinë e Bardhë në Uashington patëm një takim të shkëlqyer me Ambasadorin Richard Grenell.
Biseduam për rëndësinë e një marrëveshje të qëndrueshme mes Republikës së Kosovës e Serbisë dhe nxitjes së zhvillimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi.
Për sqarim: S’ka marrëveshje të fshehtë, as plane për ndarje të Republikës së Kosovës, as shkëmbime territoriale, as nxitim për ndonjë marrëveshje të dëmshme, veç përpjekje për të nxitur zhvillimin ekonomik e forcuar popullin e republikës së Kosovës ndërkombëtarisht me mbështetjen e shteteve të bashkuara të amerikës!
Pavarësisht sfidave, Shqipëria do të vazhdojë mbështetjen e pakursyer për Republikën e Kosovës!
Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”
Takimi midis përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë i planafikuar që të zhvillohej më 27 qershor, u anulua pasi ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së Kadri Veseli, u ngritën aktakuza nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.