Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliut u ka bërë thirrje qytetarëve të rrisin përgjegjësinë individuale për të kufizuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.
Mesazhi i Manastirliut:
“Përhapja e #COVID19 mund të frenohet vetëm me kujdes çdo ditë, duke respektuar rregullat. Është koha për përgjegjësi individuale, ku secili mund të bëjë pjesën e tij për të kufizuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.
Ruani distancën dhe kurdo kur kjo nuk është e mundur, mbani maskë!
#RuaniShëndetin” – shkruan Manastirliu.
VIDEO: