Gëzim Krasniqi, rreshter në Policinë e Kosovës ju është gëzuar lajmit të ngritjes së aktakuzës nga Gjykata Speciale ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli.
Kraniqi i cili punon në Prishtinë si polic, ka shpërndarë lajmin në rrjetin social Facebook dhe se ndjehet i kënaqur (lexo: feeling happy ka shkruar në Facebook).
Krasniqi u bë i njohur gjatë vitit 2018, kur në Prishtinë ai ishte fotografuar duke ledhatuar një qen, foton e kishte realizuar atë kohë Armend Nimani.
Kujtojmë se një urdhëresë e lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, ua ndalon pjesëtarëve të saj të postojnë apo të komentojnë nëpër rrjetet sociale. Ky veprim ka ardhur pasi krerët e policisë dëshirojnë ta ruajnë profesionalizmin, paanshmërinë dhe neutralitetin si institucion profesional publik në shërbim të të gjithë qytetarëve.