Rama i del në mbrojtje Thaçit: Nuk po gjej fjalët e duhura për të shprehur indinjatën time

Pas akuzave të Prokurorisë Speciale ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kreut të PDK, Kadri Veseli ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

Rama shkruan në Facebook se nuk gjen dot fjalët për të shprehur indinjatën.

Ai bën me dije se do të shprehet publikisht nesër me një mesazh për të gjithë shqiptarët.

“Qëkur e kam marrë lajmin e listës së Tribunalit Special dhe kam lexuar emrat e kriminelëve të supozuar të Luftës Çlirimtare të Kosovës, përpiqem po nuk arrij të formuloj fjalitë e duhura për të shprehur indinjatën time!

Do të shprehem publikisht nesër me një mesazh për të gjithë shqiptarët, por jam e do të jem deri në fund, në krah të të gjithë atyre që luftuan me armë për ta çprangosur Kosovën e burgosur në ferrin e Sllobodan Milosheviçit!
RROFTË KOSOVA dhe sot më shumë se kurrë NDERIM UDHËHEQËSVE TË LUFTËS ÇLIRIMTARE”