Nëna e një vajze të mbijetuar nga ab orti ka folur për momentin që zbuloi se e bija ishte gjallë, 36 vite pasi e ëma, që ishte infermiere, kishte kryer dështuar shtatzaninë pa dëshirën e saj, shkruan Daily Mail.
Më 1977-ën, Melissa Ohden nga Missouri, po luftonte me jetën pasi kishte lindur rreth 1,3 kg. Nëna e saj, Ruth, u detyrua nga e ëma (që punonte infermiere në spital) të kryente aktin, kur ishte 8 muajshe shtatzënë. Ruth u largua nga spitali duke menduar se e kishte humbur fëmijën, por fëmija ishte gjallë dhe një infermiere ia kishte dëgjuar të qarën në koshin e plehrave .
Pasi infermierja e riktheu në spital, e ëma e Ruth, e cila ishte supervizorja e turnit, e urdhëroi ta linte fëmijën në dhomë të vdiste. Si për mrekulli, vajza, që sot quhet Melissa, mbijetoi dhe u adoptua shumë shpejt.
Tani nëna biologjike e saj, Ruth, ka rrëfyer shokun që përjetoi pasi u ribashkua me të bijën, e cila e kishte kërkuar për dy dekada, pasi kishte mësuar se e ëma nuk ishte në dijeni të ekzistencës së saj. Pas ngjarjes, Ruth e kishte braktisur familjen e saj, duke u larguar përgjithmonë.
“Dita që mësova se Melissa i kishte mbijetuar aktit të kryer nga nëna ime, ishte e diel, në gusht të 2007-ës. Motra ime binjake, Mary më mori në telefon pasdite. E ndjeja që donte të më thoshte diçka serioze, kështu që shkova në dhomën e gjumit. Mary më tha se fëmija im ishte gjallë. Mendova sa shaka mizore po më bënte ime motër.”
Tani Ruth dhe Melissa kanë një marrëdhënie të ngushtë. Pjesa më e bukur për to ishte kur zbuluan të përbashkëtat dhe ngjashmëritë fizike që kishin me njëra-tjetrën.
Melissa ndoqi studimet për shkenca politike në University of South Dakota dhe më vonë mësoi se edhe nëna e saj, Ruth kishte studiuar atje. Çuditërisht, gjyshja e saj, e cila kishte kryer aktin, ishte pedagoge në atë universitet gjatë kohës që Melissa ka studiuar atje.
Ajo e kishte përjetuar shumë keq faktin që ishte një fëmijë i adoptuar, duke menduar se e ëma nuk e ka dashur, por kur mësoi të vërtetën, nuk u ndal derisa e gjeti nënën biologjike.
Melissa kishte gjetur kontaktin e gjyshërve të saj dhe u kishte shkruar një letër, por vetëm gjyshi i ktheu përgjigje, duke i thënë se e ëma e saj ishte larguar nga ata prej kohësh.
Por një ditë, një kushërira e Ruth e kontaktoi pasi mësoi se ajo kishte komunikuar me gjyshin. Kushërira i vendosi në kontakt të dyja, pas 17 vitesh kërkime dhe prej atëherë ato janë bërë mikesha të ngushta.