Pas Malit të Zi, edhe Sllovenia e ka futur Shqipërinë në listën e kuqe, kjo për shkak të rritjes së numrave të Covid. Kështu personat që do të shkojnë nga Shqipëria drejt Sllovenisë, do duhet të qëndrojnë 2 javë në karantinë.
Lajmin e ka bërë me dije zëdhënësi i qeverisë Jelko.
“Këshillojmë fuqimisht shmangien e çdo udhëtimi në vendet me listës së kuqe“.- ka thënë ai duke shtuar se ky vendim do të hyjë në fuqi që ditën e nesërme.
Sllovenët theksojnë se në listën e kuqe përfshihen vendet që regjistrojnë më shumë se 40 infeksione të reja ditore për 100,000 banorë në dy javët e fundit.