Gruaja: Çfarë thoshte vjehrra bëja unë dhe në fund më morrën djalin (VIDEO)

Seanca e ndërmjetësimit në rubrikën “Shihemi në Gjyq”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë tepër të vështirë të Blertës. Periudha e vështirë për të nis në momentin që ajo martohet me mblesëri.

7 vite me bashkëshortin dhe familjen e tij nuk kanë qenë aspak ashtu si ajo e kishte menduar. Blerta gjatë gjithë kohës është dhunuar psikologjikisht nga bashkëshorti i saj dhe vjehrra.

Ajo ishte e detyruar të bëntë çfarë ata thoshin, pa kundërshtime. Pavarësisht se në profesion ishte parukiere, kur u martua u detyrua të heqë dorë nga kjo gjë dhe t’i përkushtohej jetës së fshatit.

Sot ajo ka thirrur në studio nënën e saj Feruze sepse shprehet se prindërit e kanë detyruar të martohet edhe pse Blerta nuk e njihte fare atë person.

Blerta: Unë me Edmond Gongon jam njohur me mblesëri, edhe ndaj sot kam thirrur dhe mamin tim këtu, se ata më detyruan. Unë nuk e njihja fare Edmondin, ai jetonte në një fshat, Lozhan të Korçës dhe unë nuk e njihja fare.

Feruze: Deri këtu vajza ime ka një farë të drejte, se unë si nënë atë që thotë ajo. ..

Eni Çobani: Kemi dëgjuar shumë martesa me mblesëri këtë kohë, zonja Feruze. Si duket në Shqipëri akoma funksionon mblesëria.

Feruze: Mentaliteti jonë, se ne jemi dhe moshë e thyer dhe duam si e si që të gjejmë një njeri të njohur, që të kalojë jetën fëmija dhe mos ketë probleme. Por më mirë ta kishte gjetur vetë ajo, se më pati probleme. Po në mes hyri motra ime, vjen ma kërkon çupën, se unë e dua për kushërin e burrit.

Blerta: Po ti ende i beson tezes?

Feruze: Unë si familje e njihja, jo se nuk e njihja, vija tek motra dhe i njihja, se ishin të vetët ata. Më pëlqente si familje.

Eni Çobani: Këtë djalin e ka nipin e bashkëshortit?

Feruze: Po nipin e bashkëshortit e ka! Edhe tani unë ku ka më mirë se motra ta besosh?

Eni Çobani: Mirë është, por fakti është shiko ku jemi sot!

Blerta: Fakti është çfarë kam kaluar unë, se unë atje që kur u fejova dhe derisa u ndava, unë edhe sot ndihem e dhunuar nga ai. Mbase jo fizikisht, por unë ndjehem e dhunuar psikologjikisht, se nuk ka dhunë më të rëndë se të ndash fëmijën nga nëna dhe të mos e shikosh më me sy.

Feruze: Blerta ti kur i shikoje këto gjëra, pse nuk fole me mamanë ti? Mama unë atje nuk jetoj dot, se ai është njeri i dhunshëm. Kur arriti rrahu motrën e tij në sytë tanë, nesër ai do vazhdonte edhe me ty. Pse nuk më the ti mua, mama unë nuk shkoj, se ai sot rrahu motrën, nesër më rreh mua.

Eni Çobani: Rrahu kunatën tuaj?

Blerta: Po në syrin tim, për gjëra koti fare!

Feruze: Atë njeri kjo atë ditë e ka njohur, unë nuk e njihja dhe mbase dhe motra ime mbase nuk i binte puna ta njihte si njeri. Kur jeton me të e njeh njeriun.

Blerta: Unë e vuaja në vetvete!

Eni Çobani: Besimi juaj në faktin që ju prezantohet një dhëndër. Ju nuk ecni më tej, ju besoni në fjalët e motrës. Se motra vërtet mund të propozojë një djalë, por ky djalë duhet njohur. Është njohur vajza jote me Edmondin apo fare?

Feruze: Zonja Eni, mua motra nuk ma ka kërkuar për në fshatin Lozhan lart, por ma ka kërkuar… Çupa ime ka qenë parukiere, ka punuar parukiere.

Blerta: Ju ma dogjët mua atë! 7 vite atje.

Eni Çobani: Kishte parukeri në Lozhan?

Blerta: Jo zonja Eni.

Eni Çobani: Çfarë bëje ti atje?

Blerta: Çfarë të thoshte vjehrra bëja unë, se ndryshe ai bërtiste, do zihesha me atë, ushtronte dhe dhunë.

Eni Çobani: Nëse nuk bëje parukeri, çfarë bëje ti?

Eni Çobani: Milja lopët, të gjitha punët e fshatit. Çfarë thoshte ai bëja unë.

Video: