Përpjekjet për të zbuluar të vërtetën rreth Melanie Trump kanë qenë gjithnjë aty pasi shumë pak njerëz janë të bindur në vërtetësinë e detajeve që dihen rreh Zonjës së Parë.
“The Art of Deal, the story untold of Melania Trump” (Arti i Marrëveshjes, historia e pathënë e Melania Trump) është libri që po nxjerr të palarat e gruas së Presidentit amerikan, Donald Trump.
Autorja Mary Jordan, fituese e çmimit Pulitzer në vitin 2003, po e bën Zonjën e Parë të dalë mashtruese jo vetëm përpara amerikanëve, por përpara gjithë botës.
Sipas autores, nga intervistat e bëra me ish-miq të Melanias në Slloveni, Zonja e Parë, ka gënjyer përsa i përket operacioneve plastike.
Fotografë që e njohin mirë Melania-n, janë shprehur se ky është një konstatim i rremë, pasi sipas tyre ajo vazhdon të ketë ende shenja nga operacionet në fytyrë.
Një tjetër mashtrim, sipas autores Jordan, është fakti se gruaja e Trump është shprehur se flet 5 gjuhë të huaja, por njerëz të afërt me janë shprehur se kurrë nuk e kanë dëgjuar të komunikojnë në një nga gjuhët e tjera që ajo thotë se di.