Në historinë e Maqedonisë së Veriut që nga pavarësimi i saj deri sot, në dikasterin e shëndetësisë kanë shërbyer disa ministra, më shumë ose më pak të suksesshëm. Pavarësisht mënyrës së përfundimit të mandatit të tyre në këtë ministri, të gjithë ministrat pa përjashtim me mjeshtri kanë shfrytëzuar më shumë ose më pak këtë dikaster për të promovuar veten dhe subjektin e tyre politik.
Pse gjithmonë ky dikaster jep një avantazh politik në promovimin e personave që shërbejnë pikërisht këtu? Kjo vjen thjeshtë nga fakti se çdo njeri, në rend të parë gjithmonë ka shëndetin e tij dhe kur bëhet fjalë për këtë fushë, secili person është më sensitiv ndaj fjalëve që thotë një ministër.
Kjo ndjeshmëri ritet akoma më shumë kur këtë ministri e kanë udhëhequr ministra që jane mjekë të dalluar, të cilët gjithsesi gjatë karrierës së tyre kanë mësuar mirë se si kultivohet raporti mjek pacient.
Mirëpo, a kanë qenë gjithmonë këta ministra aq të suksesshëm sa janë paraqitur në opinion? Ndonëse shërbimet e PR-it shpeshherë arrijnë që ti ngritin lartë paraqitjet publike të ministrave, por në esencë ata shpeshherë nuk kanë ndryshuar pothuajse asgjë. Në këtë artikull kemi bërë një analizë të ministrit të fundit shqiptar të këtij dikasteri, tani kryetar aktual i komunës së Gostivarit, z. Arben Taravari.
Edhe pse mandati i tij ishte shumë i shkurtër, vetëm disa muaj, ai arriti që nga kjo ministri të krijojë një profil politikani të moderuar, me qasje të hapur transparente dhe bashkëpunim me mediat. Por, çka në të vërtete ai arriti?
Redaksia jonë arriti të sigurojë të gjitha pika e rendit të ditës nga Mbledhjet e Qeverisë së RMV-së në periudhën që z. Taravari ishte pjesë e kabinetit qeveritar dhe konstatuam se gjatë mandatit të tij të shkurtër, z. Taravari ka marrë pjesë në Qeveri kryesisht me pika që kanë të bëjnë me kultivim të Ka nabisit.
Gjatë mandatit të tij për të cilën ai shpesh deklaron se ka qenë shumë i shkurtër, ai arriti të japë 3 licenca kompanive për kultivim të kan abisit (Oaza, Kaba Herbal dhe 5 Leters – që shihen nga dokumentat në shtesë të këtij teksti). Nga ato 3, njëra gjendet pikërisht në hyrjen e qytetit të Gostivarit, e cila deri sot, nuk ka arritur të prodhojë asnjë produkt mjekësor nga ky prodhim, sipas hulumtimit të redaksisë sonë. Shtrohet pyetja, për çka shërbejnë këto prodhime?
Shtrohet pyetje, si ministër i shëndetësisë, a kishte diçka tjetër ti ofrojë rinisë së Gostivarit? Nga stenogramet e dokumentave qeveritare që janë pjesë e këtij teksti, shihet qartë se z. Taravari poashtu ska pasur pika të rendit të ditës në lidhje me rekonstruime apo investime në shëndetësi në pjesën Tetovë-Gostivar për të cilën shpesh flet. Pse vallë nuk arriti në vend të investimeve në ka nabis, të sigurojë investime në shëndetësinë e mirëfilltë?
Mirëpo, këto licenca, z. Taravari nuk i dha thjeshtë si diçka të trashëguar nga administrata e mëparshme, por ai si ministër, para se të propozonte në Qeveri dhënien e licencave. Fillimisht ai, gjatë gushtit të vitit 2017, më 15 dhe 16 Gusht ka popozuar ndryshim të ligjit për kultivim të kan abisit dhe menjëherë pas asaj, propozon dhe aprovon ndryshimin e anëtarëve të komisionit për dhënie të licencave. Por gjithçka bëhet e qartë në shtator të vitit 2017 kur ai nënshkroi menjëherë 3 licenca të ndryshme kompanive. Të gjitha kompanitë aplikuese edhe pse kanë aplikuar për eksport të produktit final, deri në këtë ditë, skanë bërë asnjë eksport të ka nabisit. Hapen dilemat se çka fshihet pas kësaj?
Redaksia jonë do vazhdojë të hulumtojë këtë rast dhe raste të tjera lidhur me biznesin e ka nabisit në Maqedoninë e Veriut.
Foto: