Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, thotë se është lajm i mirë fakti që shkëmbimi territorial është hedhur poshtë, shkruan Gazeta Blic.
Në një shkrim të tij në Facebook, Avdyli, thotë se presidenti Thaçi duhet të tregojë se të tregojë se kush ka qenë iniciator i idesë për shkëmbim me territore.
“Tani që Grenell doli në Fox Neës dhe e pranoi që idea e shkëmbimit territorial ka egzistuar edhe ne qarqet më të larta në administratën amerikane, por në të njejten kohë ësht lajm i mir që kjo ide u hodh poshtë nga ai e lidershipi i Presidentit Trump, dhe mbeti si ide e një këshilltari kontarvers. Do të ishte mirë që tani edhe Hashim Thaqi t’ia shpjegoi popullit të Kosovës pse e promovoi këtë ide , pse e përkrahu dhe kush ishte iniciatori i kësaj ideje. Ishte ide e Boltonit , e Vuqiqit apo ishte ide e tij. Dhe duhet ta thotë qartë si Grenelli nese edhe ai tani e ka hedhur poshtë si ide”, ka shkruar Avdyli.