PR edhe në kohë fatkeqësie! Ky është Kryeministri që na ka rënë për pjesë! Bëri show me emrat e vëllezërve Budina, të prekur nga Koronavirus, ngjarje e paprecedentë kjo, pasi emrat e asnjë të prekuri nuk janë bërë publike e për më tepër nga vetë kryeministri.
Përfitoi nga ky rast duke bërë shenjtorin e duke i uruar shërim të shpejtë, teksa mediat pranë tij nxituan të shpërndanin lajmin si qëndrimtarët në Protestën për Teatrin dhe nismatorët e një turi në Shqipëri për mbledhjen e firmave për Teatrin.
Reagimi i Ramës:
‘Më vjen sinqerisht keq që dy vëllezërit Budina kanë rezultuar pozitiv në testin për Covid19! U uroj ta kalojnë sa më lehtë dhe të kenë shërim të shpejtë! Të gjithë duhet të bëjmë kujdes maksimal sepse virusi s’ka ikur dhe po përfiton nga neglizhenca e qytetarëve ndaj rregullave!
Këtë rast e shiti si pozitiv për anë të tij, duke i mëshuar rregullit të fundit për ndalimin e protestave!
Asnjë fjalë nuk është thënë as nga lideri suprem e as nga ministresha e Shëndetësisë për QSUT si vatër e shpërthimit të virusit nga mungesa e masave, aty ku pacientët që shkonin për të bërë tamponin rezultonin negativë dhe më pas provohej se ishin fektuar në momentin që kishin shkelur në QSUT!”