Italia miraton rregullat për bonusin e pushimeve. Masa e parashikuar në dekretin e Rimëkëmbjes në favor të familjeve me të ardhura (sipas llogaritjes ISEE indikatori i situatës ekonomike) të mos i kalojë 40.000 euro.
“Nga 1 korriku deri në 31 dhjetor mund të kërkohen – shpjegon Agjencia e të ardhurave – lehtësimi i destinuar për të paguar shërbimet e ofruara në Itali nga sipërmarrjet turistiko-pritëse, agriturizmat e bed&breakfast.”
Sa është masa e bonusit dhe si përfitohet:
Deri në 500 euro
Nëse familja e përbërë nga të paktën tre persona, bonusi mund të shkojë në 500 euro, ndërsa limiti është në 300 euro në rast se përbëhet nga dy pjestraë dhe 150 euro nëse bëhet fjalë për një person të vetëm. Bonusi përdoret në masën 80% nën formën e uljes për pagesën e shërbimit turistik e në masën 20% si zbritje në deklaratën tatimore të të ardhurave.
Duhet të përdoret e gjithë shuma njëherësh
Bonusi duhet të përdoret si shpenzim I njëhershëm për shërbimet e ofruara nga një srukturë e vetme turistike me faturë, dokument tregtar ose kupon tatimor, me treguesin e kodit fiskal të atij që shfrytëzon bonusin.
Një aplikacion për të kërkuar bonusin
Për të përfituar bonusin qytetari duhet të instalojë dhe lejojë aksesin në IO, aplikacion i shërbimeve publike,. Për të hyrë nevojitet identiteti dixhital SPID ose karta e identitetitelektronik (CIE 3.0).
Për të kërkuar bonusin kontibuesi duhet të ketë një Deklaratë Zëvendësuese të vetme (DSU ) që të jetë e vlefshme, prej të cilit të rezultojë indikatori ISEE të ardhurat nën 40.000 euro. Në rastin pozitiv qytetari do të marrë një kod njëpërdorimsh dhe një kod QR-do të mund të përdoren për të shfrytëzuar bonusin.
Si përdoret
80% e uljes së çmimit të shërbimeve turistike të pushimeve në strukturën akomoduese i atribuohet një prejpjesëtarëve të familjes nën formën e skontos (uljes), në momentin e pagesës së shërbimit turistik pranë strukturës pritëse të përzgjedhur. Pjesa e mbetur prej 20% do të transferohet pr tu njohur tek deklarata e të ardhurave për vitin e ardhshëm, nga i njëjti subjekt që përdori zbritjen e pushimeve, pra që duhet të jetë mbajtësi i faturës, i dokumentit tregtar ose i kuponit tatimor.(Il sole 24 ore/ Në shqip “Gazeta “Si”)