Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino sqaroi se pse nuk bëhen publikë emrat e personave aktivë që rrezikojnë të infektojnë edhe të tjerët me koronavirus.
Sipas Binos, kjo do të bëhej pengesë për qytetarët e tjerë që të testoheshin për shkak të turpit.
“Kjo do të pengonte pastaj edhe të gjithë qytetarët e tjerë që do të kishin nevojë për testim dhe për tu identifkuar të fshiheshin sepse publikimi i këtyre listave do të kishte një efekt negativ”, tha ajo për Vizion Plus.